Ky shqiptar bashkoi afër 400 çifte: Ja si më porositin nuse ose...

Ky shqiptar bashkoi afër 400 çifte: Ja si më porositin nuse ose burrë

83
0
Shares

Xhezali Hashimi, 60-vjeçar është personi që në trevën e Llapit po njihet si Msiti i Llapit. Ai deri tani ka msitnuar hiç më pak se 391 persona

Emri i vërtet i Xhezali Hashimit është Gjergj Elez Alia, por në dokumente është i regjistruar si Xhezali Hashimi. Ai ka treguar për  se punën e msitnisë e ka filluar qysh në moshën 17-vjeçare, ndërsa, si msit i rregullt ka filluar tash e 17-vite.

“Msitninë e parë e kam ba kur i kam pas 17 vjet. Qe 17 vite kam filluar si i rregullt. Nuk ka vend që nuk kam kry punë në trevën e Llapit. Deri tani 391 msitnia i kam kry. Asnjëherë nuk ka ndodh asnjë me dështu”, ka thënë Hashimi.

Ai ka treguar se vetëm në familjen e tij i ka bërë 19 martesa. Ndërsa, vetëm brenda një familjeje në fshatin Dumnicë të Podujevës 9 martesa, që të gjitha jashtë Kosovës.

Msiti i Llapit ka treguarse si shkon puna e msitnisë.

“Mua më porostin vet, si për qikë, si për djal. Unë nuk shkoj me lut kërkon, as nuk garantoj për kërkon, pos për shpirt tem. Çmim nuk kam, vetëm çka m’i flasin vet, sepse nuk jetojë me para të msitnisë. Këtë punë ma ka lënë shoqëria”, ka treguar Hashimi.

Msiti i Llapit ka thënë se ka pasur raste kur për një msitni i janë dhënë 500 euro.

Vetëm në dy javët e fundit ai i ka kryer tri msitnia.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY