Prej pak ditësh kryeministri Edi Rama është bërë mëse aktiv në facebook. Ai nuk nguron të kthej tanimë komente qytetarëve, e sidomos atyre që e sulmojnë dhe që kanë pakënaqësi ndaj punës së qeverisë. Për këtë duket së nuk e zë as gjumi natën, pasi ka filluar që edhe në orët e vona të mbrëmjeve tu kthejë përgjigje komentuesve për çështjet që ata shtrojnë në komente.
Kështu ka ndodhur dhe mesnatën e djeshme, ku në disa komente të replikuara me komentuesit, kryeministri Rama ka mbrojtur idetë e qeverisës së tijë, ka konsideruar skandaloze vendimet e gjykatës kushtetuese, por ka folur edhe për statistikat e uljes së numrit të vrasjeve. Ndërkohë që shqetësimet e qytetarëve janë të shumtë në profilin e kryeministrit, ndoshta e ka bërë kjo që të mos e zërë as gjumi natën??
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/