“Klement Balilin e kërkon gjysma e policisë së botës, por e mbron...

“Klement Balilin e kërkon gjysma e policisë së botës, por e mbron Rama me Tahirin”

73
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka prezantuar sot automjetet elektrike për Policinë e Shtetit. Kjo do të jetë hera e parë që policia shqiptare do të përdori një lloj të tillë automjetesh të cilat sipas Tahirit garantojnë mjedisin dhe janë më ekonomike se ato me karburant.

Por për këtë ka reaguar ish Ministri i Brendshëm Flamur Noka, ai i quan makinat lodra për elendisjen e cunave, ai thotë se “dikush duhet ti kontrolloj për kasetofona, se Saje qorri nuk e harron zanatin e vjetër, ka dorë”.

Më tej ai e akuzon fort Ministrin Tahiri duke thënë se ka marrë në mbrojtje Eskobarin e Ballkanit Klement Balilin. “Ato mund të jenë një lodër për një ministër pervers, po nuk mjaftojnë për të kapur Balilin që e kërkon gjysma e policise së botës, por e mbron Rama me Tahirin.

“Makinat elektrike mund te jene nje loder e re per nje englendisje te cunave por dikush ti kontrolloje per kasetofona se saje qorri nuk harron zanatin e vjeter, ka dore. Ato mund te jene nje loder per nje minister pervers, po nuk mjaftojne per te kapur balilin qe e kerkon gjysma e policise se botes por e mbron rama me tahirin. Nuk mjaftojne as per te kapur audin e saimir bashkim tahirit qe e perdorin habilajt ne vlore sa here kerkojne ti nderoje policia. Une e kuptoj deshperimin e tahirit te Rames. Prokuroria dhe policia italiane e kane demtuar rende sot. I kane kapur 11 tone droge. I ngeli 30 perqindeshi i kesaj sasie pa marre. Do mundohet te kape noj tender uniformash per ta kompensuar. Ska cben”, thuhet ne reagimin e Flamur Nokës.

 

flamur noka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY