Ja kush është tutorja 19 vjeçare nga Durrësi që shfrytëzonte për prostitucion...

Ja kush është tutorja 19 vjeçare nga Durrësi që shfrytëzonte për prostitucion të miturën

99
0
Shares

Kjo është 19 vjecarja e cila bashkë me vellain e saj, shfrytëzonte për prostitucion një të mitur. Malvina Skura, me banim në Durrës dhe vëllai i saj me banim në Sukth, u vunë në pranga nga efektivët pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar të miturën për të kryer marrëdhënie seksuale me klientë që ata i gjenin.

Policia e Durrësit bën me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Policinë Durrës kanë arrestuar në flagrancë L.P., 17 vjeç dhe Malvina Skura, 19 vjeçe, banuese në Durrës. Nga hetimet ka rezultuar se motër e vëlla e kanë rrahur vajzën 14-vjeçare, duke e detyruar të prostituonte për ineteress të tyre.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.”- njofton policia.

Sipas policisë, ka rezultuar se e mitura kryente marrëdhënie me klientë, të cilët i gjenin të arrestuarit.

Për raport, ajo paguhej 3 000 – 5 000 lekë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY