HISTORIA/ “U martova me të se kishte para, tani po jetoj në...

HISTORIA/ “U martova me të se kishte para, tani po jetoj në ferr se më tradhëton”

59
0
Shares

U martova 5 vite më parë dhe që atëherë jetoj në ferr. Bëj seks me njeriun që aspak nuk e pëlqej. Më duhet çdo ditë ta shikoj dhe çdo ditë të flas me të. Dhe pse? Për karrierë? Por, karriera dhe puna janë ‘super’ që kur jam me të, megjithese unë nuk jam e lumtur. Une kam mbaruar për marketing, kurse burri im ka një kompani të madhe ku dhe unë punoj si drejtoreshë e marketingut. E pranoj, nuk kam ardhur në këtë vend, sepse jam e mirë në punën time, por sepse jam gruaja e tij. Kishte shumë kandidatë më të mirë dhe ka akoma, por unë jam drejtoreshë sepse hyra në martesë nga e cila tani dua të ikë.

Çdo ditë mendoj dhe kështu për 5 vjet si të largohem dhe të mbetet çdo gjë në rregull. Prindërit e mi dhe prindërit e tij njihen për shumë vite dhe kështu ndodhi që ne të bëhemi çift i përsosur, sikur e tëra të mbetet në familje. Çfarë familje, kur unë nuk e dua atë? Unë e di se shumë do të thonë se jam budallaçkë që kam pranuar këtë, por më besoni, nuk e dija se do të ishte kështu. Mendova se do ta dashuroja me kalimin e kohes. Kishte edhe para e thash qe nuk do ten a mungonte asgje per te qene te lumtur. Pastaj se do të udhëtonim dhe në fund se e tërë kjo do të shndërrohej në përrallë. Kjo nuk është përrallë, por ferr i vërtetë.

S’është vetëm kjo, se në nuk kemi tërheqje për njëri tjetrin, por kam marrë vesh se edhe më tradhton me dikë në kompani. Sinqerisht, kjo nuk më pengon dhe aq shumë sepse mund ti plotësojë nevojat e veta diku tjetër, kurse mua nuk më ‘mbyt’. Nuk e di se çfarë të bëj më? Si të largohem nga e tërë kjo, por të mos humbas gjithçka. Janë edhe dy fëmijët të cilët nuk dua ti lëndoj, të cilëve nuk mund t’iu tregoj se nuk e dua babain e tyre dhe qe kemi nje mardhenien krejt formale, pa dashuri, mirkuptim dhe pasion. Jemi secili në punën e vet, ai jemi indiferent ndaj njëri tjetrit dhe nuk kemi aspak tërheqje. Ai është në rregull pasi i përmbush nevojat e veta dhe gjen ngrohtësi diku tjetër, nderkohë unë jam bërë një njëri që megjithse është mes të mirave, nuk ka dashurinë, e kështu jam krejt bosh. Por nëse ndahem gjithashtu do të humb dhe punën, paratë dhe të gjitha privilegjet që kam tani për tani.

Nëse vazhdoj të vuaj do të pëlcas. Nëse e lë do të mbetem me asgjë. Mendoni se prindërit e mi do të jenë të lumtur për këtë, nëse e lë? Edhe ata do të ma kthejnë shpinën pasi janë shumë të dhënë pas dhëndrit të tyre, dhe unë kurr nuk do ta kem mbështetjen e tyre nëse ndahem. Ata e shohin atë si të ishte një lloj perfeksioni. Le të provojnë të jetojnë me të. Jam çmendur duke menduar për këtë çdo ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY