Gjermania kërkon mbi 50 mijë punëtorë të kualifikuar në fusha të ndryshme nga e gjithë Europa.
Kjo mundësi aplikimi për të rinjtë shqiptarë u prezantua nga ambasadori gjermane dhe Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi pas inspektimit në zyrën e punësimit.
Ministri Klosi tha se kjo mundësi punësimi është një fakt që tregon rëndësinë e arsimit profesional.
“Në bashkëpunim me partnerët gjermanë prezantuam sot programin ‘Migracioni për zhvillim’. Jemi në një linjë, në një përpjekje të përbashkët me partnerët tanë gjermanë: arsimi dhe formimi profesional të fut në tregun e punës shqiptar dhe atë europian. Ndaj investimi ynë madhor është kualifikimi, i cili të siguron punësim dhe pagë dinjitoze në Shqipëri. Duke marrë profesion dhe zanat, lëvizja nuk është një opsion. Tregu i punës pret profesionistët!”, u shpreh Klosi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/