FOTO/ Tiranë, policia show, gjobit “Ferrarin” sot për shkeljen që kishte bërë...

FOTO/ Tiranë, policia show, gjobit “Ferrarin” sot për shkeljen që kishte bërë dje

53
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë sot, një mjet tip “Ferrari”, me targa të huaja, që kishte parkuar një ditë më parë në vend ndalim-qëndrimi.
Shërbimet policore konstatuan dhe ndëshkuan mjetin sot në orët e pasdites.
Në bazë të legjislacionit mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë.
Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe…
Por çudia ndodh se polica është kujdesur që këtë gjobitje pas 24 orësh ta dokumentojë me foto e ta shpërndajë në media.
img_5982“Policia Rrugore sqaron opinion, nisur nga publikimet në disa media on-line, se mjeti nuk u ndëshkua me gjobë një ditë më parë, pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja, nuk vendoset gjobë në mungesë.
Policia ka thirrur shërbimet e karoatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj”, ka sqaruar policia vonesën e vendosjes së gjobës.
Me gjithë “garancinë” sipas së cilës “Policia Rrugore thekson dhe garanton se pavarësisht disa komenteve në mediat on-line, çdo shkelje është e ndëshkueshme me forcën e ligjit.
Ndaj i ftojmë mediat që të punojmë bashkë për një Shqipëri më të sigurt!”.
Por, me gjithë përpjekjen për të “publikuar” punën e saj, kjo sjellje e policisë nuk e zhvesh atë nga përgjegjësia për sjellje me dy standarde.
Shpejt e shpejt Droni.al kërkoi në arkivin e tij dhe gjeti foto lajmin e mëposhtëm, kur një makinë policie, saktësisht eskorte qeveritare, është futur kundërtabelë. Qytetari që 6 muaj më parë na dërgonte këto foto, sqaronte se ia kishte ëprcjellë edhe “komisariatit dixhital”, por se pas verifikimit nga ana e tyre, nuk ishte konstatuar mjeti në vendin e denoncimit dhe për pasojë kishte rezultuar “jo i vërtetë” informacioni…
Identifikimi i kësaj makine police në fakt ishte e vështirë, më e vështirë nga gjobitja pas 24 orësh e një “Ferrari” me targa të huaja.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO LAJM/ Po Policinë Rrugore kush e ndëshkon për kundërvajtjet…?!
/web/FOTO_LAJM_Po_Policine_Rrugore_kush_e_ndeshkon_per_kundervajtjet_18036_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY