Dy adoleshentët tutorë që prostituonin të miturën, fletë babai i 14 vjeçares

Dy adoleshentët tutorë që prostituonin të miturën, fletë babai i 14 vjeçares

123
0
Shares

Ne foto tutorja 19 vjecare Milva Skura

Dy adoleshentët, një 19 vjecare e cila bashkë me vellain e saj 17 vjecar, shfrytëzonte për prostitucion një të mitur janë arrestuar ditën e sotme nga polica e Durrësit. Malvina Skura, me banim në Durrës dhe vëllai i saj me banim në Sukth, u vunë në pranga nga efektivët pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar të miturën për të kryer marrëdhënie seksuale me klientë që ata i gjenin.Është shumë e çuditshme kur vetë ata janë shumë të rinj dhe s’kanë mbushur ende 20 vjeç dhe kishin marrë përsipër të fitonin para në këtë mënyrë të paligjshme.

Policia e Durrësit bën me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Policinë Durrës kanë arrestuar në flagrancë L.P., 17 vjeç dhe Malvina Skura, 19 vjeçe, banuese në Durrës. Nga hetimet ka rezultuar se motër e vëlla e kanë rrahur vajzën 14-vjeçare, duke e detyruar të prostituonte për ineteress të tyre.

Sipas Policisë, të dy këta persona e kanë detyruar të punojë si prostitutë për interes të tyre. Ndërkohë, babai i vajzës, Dalip Haka duke folur për “Neës24”, është shprehur se, dy të arrestuarit rezultojnë me precedent penal pasi janë të dënuar dhe më parë. Ai thotë se vajza e tij është ndikuar dhe nga ambienti pasi që e vogël është braktisur nga nëna. Haka shprehet se vajza kishte ndërprerë ndjekjen e shkollës pas klasës së tetë. Nga hetimet e Policisë, rezulton se e mitura kryente marrëdhënie me klientë, të cilët i gjenin të arrestuarit. Për raport, ajo paguhej 3 000 – 5 000 lekë.

14608039_10154490102602159_268260393_n-1 (1)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY