Dy të rinj, vëlla e motër, kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për shfrytëzim prostitucioni.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të infromacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë arrestimin e shtetasve L.P. 17 vjeç, banues në Sukth dhe Malvina Skura 19 vjeçe, banuese në Durrës.
Policia thotë se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.
E mitura kryente marrëdhënie me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt pagesë 3 000-5 000 lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/