Burgjet shpjegojnë shkakun e rënies së zjarrit te “Jordan Misja”

Burgjet shpjegojnë shkakun e rënies së zjarrit te “Jordan Misja”

61
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar rënien e zjarrit në ambientet e paraburgimit te “Jordan Misja”, duke shpjeguar se ajo ishte një tentativë e në të paraburgosur për ti vënë flakën dyshekut të tij.
Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet e ditur se ngjarja e cila u raportua si rënie zjarri, ka të bëjë me një incident të ndodhur në këtë institucion, si rezultat i pretendimeve të një paraburgosuri.
I paraburgosuri me inicialet D. H., i akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, në orën 14:12 të ditës së sotme, me pretendimin se i është bërë arrestim i padrejtë dhe mbahet padrejtësisht në institucionin e paraburgimit, ka tentuar t’i vërë flakën dyshekut të dhomës. Stafi i sigurisë në burgje ka ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar përshkallëzimin e incidentit.
Situata e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë është në parametra normal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY