VETTINGU/ PD dërgon nesër në Kushtetuese ligjin që u miratua pa konsensus

VETTINGU/ PD dërgon nesër në Kushtetuese ligjin që u miratua pa konsensus

57
0
Shares

Partia Demokratike do të dërgojë ditën e nesërme në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve që u miratua pa konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e jashtëzakonshme parlamentare më 30 gusht.
Për shkak të miratimit pa konsensus të këtij ligji të reformës në drejtësi, Partia Demokratike do të kërkojë shpalljen antikushtetues të tij, pasi u miratua vetëm me votat e mazhorancës.
Opozita akuzon mazhorancën se nuk i qëndroi marrëveshjes së 21 korrikut, kur u miratua paketa e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY