Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuari i sotëm i Eni Vasilit në emisionin”Studio e Hapur” në TV “News24”.
Biseda filloi për debatin më të fundit për mbetjet.
“Kazani është gracka ku shpirti i Edi Ramës është kapur si laraska”, u shpreh Sali Berisha.
Më tej Berisha ju riktheu “ndërrimit të mendjes” që Edi Rama bëri brenda tri vjetëve, kur ndërsa në 3013 e shfuqizoi këtë ligj, në 206 e miratoi sërish. Sipas Berishës, Rama po gënjen në mënyrë të paskrupullt.
Në shpjegim të këtij qëndrimi, Berisha tregoi një histori sipas së cilës gjyshi i Edi Ramës dhe vëllai i tij, nuk kanë folur për 27 vjet midis tyre.
“Gjyshi i tij dhe i vëllai nuk kanë folur me njëri-tjetrin, sepse në një gardh kaloi diçka.
Njëri tha kaloi një mace, tjetri tha kaloi një lepur.
Dhe për këtë u zunë e nuk folën për 27 vjet.
Ndaj edhe Edi Rama sot bën lojë fjalësh si paraardhësit e tij, macja apo lepuri, jo janë kosha mbetjesh, por janë kosha plehrash”, u shpreh Berisha.
Berisha ka ripërsëritur se në situatën e sotme ai nuk do e votonte një ligj të tillë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/