Sot ne Maliq…
Panti…
Kemi erdhur që t’ju themi
Një program për ju e kemi
Do rilindim bujqësinë
Shumë të fort kemi partinë
Ndaj ju them panxhar të mbillni
Shumë fitime do na sillni
Do ringjallim kombinatin
Ju do merrni me te gjatin
Një Maliqar… (i zhgënjyer)
Shoku Pandi turp s’të vjen
Njëzet vjet veç na gënjen
Ju besojmë ju japim votën
Ndërsa ju na futni rrotën
Në Maliq ka varfëri
Si kudo në Shqipëri
Ju besuam si syleshër
E nga shiu ramë në breshër
Dallamangua
Me ne keni perspektiva
S’ju mungon iniciativa
Kemi marrë direktiva
Do ju bëjmë kooperativa
Po ja u merr gjërat Saliu
Fazan e kaproj i griu
Ne pushtetin kur të kemi
Më të mirë me ju do jemi
Do ju bëjmë kombinat
Si për burrat e për grat
Që Maliqit t’ia bëjmë nderin
Do ndërtojmë bust për Enverin
Një Maliqar
Shoku Edi çfarë po flet
Ke tre vite në pushtet
Ngele duke sharë Salinë
Veç thellove varfërinë
Vende pune na premtove
Na gënjeve na mashtrove
Fal do bëje shëndetësinë
Do rilindje Shqipërinë
Ke tre vjet qe bën fushatë
Në pushtet do të rrish gjatë
Hakën na jepni që na gënjeni
Përshesh bëni kur shesh gjeni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/