Image GalleryPolicia e Tiranës ka dhënë zyrtarisht, detaje për operacionin e sotëm, të arrestimit të tre personave me rreth 700 gramë kokainë, te rruga “5 Maji” pranë “Tregut të Medresesë”.
Sipas Policisë, mësohet se sot, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponjat, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë “Telefonata e fundit”, ku është bërë e mundur kapja në flagrancë e …
1. Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë.
2. Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë
3. Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte lëndë të dyshuar narkotike “kokainë”, me peshë 659 gramë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/