Foto Ilustruese
Një faturino i linjës urbane në Tiranë është arrestuar nga Policia e kryeqytetit pasi ka inskenuar një grabitje që nuk është e vërtetë.
Ai u paraqit ditën e djeshme në QSUT dhe tha se ishte goditur me grusht në fytyrë nga dy persona, të cilët i kishin marrë celularin dhe xhiron ditore prej 170 mijë lekësh.
Faturino është Ervin Kavaja 22 vjeç. Policia nisi hetimet por zbuloi se faturinoja i kishte humbur paratë në kazino dhe celularin e denoncuar si të vjedhur e kishte me vete. Ndaj ai u arrestua për kallëzim të rremë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/