Shefi i maternitetit në Pogradec ka dhënë detaje sa i përket vdekjes së foshnjës 2 ditëshe, që ndërroi jetë një ditë më parë.
Sipas Ilir Gusho foshnja lindi në operacion pa asnjë problem. “Pas 12 orësh foshnja pati një infeksion në lëkurë. Pati një nxirje të menjëhershme dhe ne e dërguam në spital në Tiranë. Foshnja ka marrë trajtimin e duhur, tani autopsia do t’i tregojë shkaqet që sollën vdekjen”, ka thënë ai.
Babai i foshnjës, ka akuzuar mjekët se nuk kanë dhënë mjekimin e nevojshëm. Për këtë rast ka nisur procedim penal për një mjek pediatër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/