Tiranë, 700 qytetarë ndëshkohen për rripin e sigurimit

Tiranë, 700 qytetarë ndëshkohen për rripin e sigurimit

44
0
Shares

Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 685 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit, sipas një njofitmi të policisë rrugore të Tiranës.

Gjithashtu po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.998 masa administrative.

Janë arrestuar 20 drejtues mjeti nga të cilët:

7 në gjendje të dehur

13 të pa paisur me Leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 122 Leje Drejtimi, nga këto 18 për alkool, 76 për shpejtësi dhe 28 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 108 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

144 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,

Si dhe 848 masa administrative për shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY