Të enjten 7 ligjet e reformës në drejtësi, opozita dha konsensus vetëm...

Të enjten 7 ligjet e reformës në drejtësi, opozita dha konsensus vetëm për një‰

65
0
Shares

Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi se në seancën e së enjtes në Kuvend do të miratohen 7 ligjet e paketës për reformën në drejtësi.

Opozita ka dhënë‰konsensusin vetëm për ligjin që ka të bëjë me Prokurorinë Speciale Antikorrupsion.

“Mora mbështetje të pakufizuar për reformën në drejtësi. Në grup dhashë sqarime për ligjet që do kalojnë të enjten në Kuvend. Grupi i PS pyetje legjitime e me shqetësimin që të zbatohet sa më shpejt. Pas miratimit në Kuvend nis puna për ngritjen e institucioneve të reja. Paketa tjetër e ligjeve pothuajse ka përfunduar”, tha Xhafaj në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY