Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës protestuan sot kudnër investimeve në sheshin “Skenderbej” të cilat sipas opozitës nuk vlejnë për asnjë gjë përvec plotësimit të tekave të Kryeminitrit Rama.
“Jemi këtu në sheshin “Skënderbej”, trafiku është shumë kaotik. Në dijeninë tonë deri tani është projektuar të shpenzohen në këtë shesh, 12 milion euro ose 17 miliard lekë, për të ndërtuar diçka e cila nuk ka vlerë për qytetarët. Çfarë përfitojnë qytetarët nga 12 milion euro, ose 17 miliard lekë, të shpenzuara në sheshin “Skënderbej”? Asgjë, kjo është vetëm një kapricio e Edi Ramës”, u shpreh Reila Bozdo, anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, përfaqësuese e PD.
“12 milion euro janë rreth 200 mijë pensione fshati, rreth 110 mijë pensione qyteti, 75 mijë qytetarë mund të kishin marrë pagën minimale me atë buxhet që shikoni atje, i cili nuk do ti sjellë qytetit asgjë. Kjo pra është ajo që ky pushtet ju ofron . Për çfarë i shpenzojnë paratë? Për të përmbushur ambiciet, kapriciot dhe egot dhe interesat e tyre financiare personale, në një kohë që e gjithë Shqipëria po vuan”, deklaroi këshilltarja e PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/