Kreu i Shtetit shqiptar i uron vëllazërisht mirëseardhjen Presidentit të Kosovës, Hashim...

Kreu i Shtetit shqiptar i uron vëllazërisht mirëseardhjen Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

45
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mikpriti me anë të një ceremonie zyrtare dhe i uroi sot vëllazërisht mirëseardhjen në Tiranë Presidentit të ri të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Kreut të Shtetit.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve kombëtare të dyshteteve respektive, Presidenti Nishani dhe Presidenti Thaçi zhvilluan një takim kokë më kokë mes tyre dhe më pas, kryesuan bisedimet zyrtare së bashku me delegacionet përkatëse në përbërje të të cilëve ishin edhe disa anëtarë të kabineteve qeveritare, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore që ekzistojnë mes dy shteteve fqinje si dhe duke diskutuar për hapësirat politike dhe ekonomike të rritjes dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi të gjithanshëm në nivel dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar, të udhëhequr nga aspiratat integruese euro-atlantike.

“Mirë se keni ardhurpër të ndjekur këtë takim të veçantë dhe në fillim dëshiroj të shpreh kënaqësinë shumë të veçantë dhe speciale që pata sot duke i uruar mirëseardhjen në Tiranë, në një vizitë shtetërore, Presidentit të Republikës të Kosovës, vëllait tonë, zotit Hashim Thaçi.

Për zotin Thaçi nuk ka sens numërimi i vizitave të tij në Shqipëri, por si President i Kosovës, kjo është vizita e parë shtetërore në Shqipëri, që nga marrja e kësaj detyre të lartë pak muaj më parë, ndaj dhe e konsideroj shumë të veçantëkëtë vizitë duke u ndier edhe personalisht, i respektuar, i nderuar dhe i privilegjuar që e mirëpres zotin Thaçi në këtë vizitë në Tiranë.

Ceremonitë dhe takimet e sotme këtu në Presidencë, si në takimine përbashkët që patëmashtu edhe në takimin e zgjeruar mes dy delegacioneve,nepërcollën me emocion të veçantëdhe frymë vëllazëroregjithçka Shqipëria dhe Kosova kanë arritur në përpjekjet e gjata për zhvillim dhe përparim.Gjeta rastin në mënyrë të veçantë të shpreh në emrin tim personal dhe të Institucionit që përfaqësoj, atij të Kryetarit të Shtetit shqiptar, por dhe qytetarëve shqiptarë, falënderimet, respektin dhe mirënjohjen ndaj kontributit personal të Presidentit Thaçi në rrugëtimin e gjatë të Kosovës dhe popullit të Kosovës për çlirim, panvarësim, konsolidim, dhe zhvillim të mëtejshëm tashmë të shtetit më të ri të rajonit, por që duket që po ecën me ritme shumë të shpejta se mjaft prej shteteve të tjera të rajonit tonë”, është shprehur Nishani.

thaci nishani

nishani thaci 1

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY