Edhe pse qeveria holandeze ka zbarkuar në portet e saj ushtrinë sërihs numri i shqiptarëve që trafikohen për në Angli nga brigjet holandeze ka shënuar rritje.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 plot 320 shqiptarë janë kapur nga autoritetet e kufirit. Policia Ushtarake, që tani është përgjegjëse për pikat te kalimit kufitar në Holandë, ka shtuar ndjeshëm patrullimet e saj në porte, por siç duket këto masa nuk kanë trembur aspak klandestinët shqiptarë.
Mesatarisht rreth 55 shqiptarë në muaj zbulohen nga ushtria dhe po ashtu përbën një rritje drastike nëse krahasohen shifrat me vitin 2015. Konkretisht, në 6 muajt e parë të vitit 2015 105 shqiptarë u ndaluan nga Policia Ushtarake, krahasuar me 320 në 2016-ën, sipas abc news. Thënë ndryshe, kjo është një rritje nga mbi 300 përqind.
Shifrat vijnë pak muaj pasi Qeveria Holandeze vendosi të zbarkojë Ushtrinë në porte, për të shtuar mundësitë për kapjen e klandestinëve.
Porti i Rotterdamit, është më i madhi në Europë, dhe për këtë arsye stafi i limituar i Policisë Ushtarake nuk ka mundësi të kontrollojë gjithë hyrjet e mundshme të shqiptarëve. Këta të fundit përdorin zakonisht kamionët e parkuar, në pritje për të hyrë në traget për të ikur në Angli.
Nesër vjen në Tiranë për një vizitë ministri i Mbrojtjes së Holandës, repartet e të cilit po hasin vështirësi për të ndaluar shqiptarët në portet e këtij vendi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/