I zhvaste para dhe i vrau të dashurin, të pathënat e lidhjes...

I zhvaste para dhe i vrau të dashurin, të pathënat e lidhjes së Adelina Ismajlit me gangsterin kosovar

1009
0
Shares

Enver Sekiraqa dhe historia e tij e denjë për një film mafiozësh është subjekti i një dokumentari të pbulikuar së fundmi nga Zona Express, ku ndër të tjera, flitet edhe për lidhjen e tij me këngëtaren e njohur Adelina Ismajli.

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara në vitin 2011 në skandalin e wikileaks, prokuroria e EULEX e akuzonte Enver Sekiraqën për zhvatjen e këngëtares nëpërmjet shantazhit. Sipas prokurorit të cështjes, Sakiraqa zotëronte fotografi inkriminuese të cilat në fakt nuk u publikuan kurre, kjo me gjasë pasi këngëtarja e ndryshoi dëshminë e saj gjatë procesint gjyqësor.

Këngëtarja Adelina Ismajli ka kohë që jeton në Zvicër. Por në Kosovë ajo nuk ka mbaruar tërësisht punët me drejtësinë. Këngëtarja e cila shpesh cilësohet si diva e këngës shqipe, në këtë rast është palë e dëmtuar.

VIPNews.info ka parë aktakuzën ku në pikën e dytë të saj, flitet për zhvatjen ndaj këngëtares Adelina Ismajli, veprim ky që është në kundërshtim me nenin 267 (1) dhe (2) të Kodit Penal të Kosovës.

Aty shkruan se kjo vepër ka ndodhur dikur në fillim të vitit 2003 deri në fund të vitit 2004.

“Grupi i Sekiraqës, përmes zhvatjes, kërkonte shuma të ndryshme të parave, duke e kërcënuar atë, dhe në rast të mospagesës, sulmonin banesën dhe vandalizonin veturën e saj”, thuhet në aktakuzë.

“Për shkak të kërcënimeve, ajo ka dorëzuar shuma të ndryshme të parave Sekiraqës, nga 200 deri në 9 mijë euro. Kjo situatë ka vazhduar deri kur ajo është futur nën mbrojtjen e policit të ndjerë, Triumf Riza”.

Adelina Ismajli një kohë e dashura e policit Triumf Riza i cili u vra dhe për këtë tash akuzohet Enver Sekiraqa i cili ndodhet në paraburgim në Dubravë.

Madje këngëtarja Ismajli i ka kushtuar edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY