Ambasadori i parë suedez në Tiranë, ja cfarë gjuhe të rrallë njeh

Ambasadori i parë suedez në Tiranë, ja cfarë gjuhe të rrallë njeh

353
0
Shares

Ambasadori i parë rezidencial i Suedisë në Shqipëri Johan Ndisi sapo ka mbërritur në Tiranë dhe sot ka prezantuar Letrat Kredenciale Presidentit Bujar Nishani.

Në fjalën e tij pas ceremonisë, Ambasadori Ndisi nënvizoi rëndësinë e këtij emërimi, në kontekstin e përforcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. “Suedia është dhe do të jetë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Bashkëpunimi ynë për zhvillim, i cili arrin deri në rreth 8 milion euro në vit, mbështet Shqipërinë në adresimin e sfidave kyçe në fusha që përfshijnë sektorin e drejtësisë, qeverisjen qendrore dhe lokale si edhe fuqizimin e të drejtave të grave dhe mbrojtjen mjedisore”, tha ai pas ceremonisë në Presidencë.

Ambasada e Suedisë u hap në Tiranë në vitin 2010 dhe kjo është hera e parë që Qeveria e Suedisë emëron një Ambasador rezident në Shqipëri ndërsa Ndisi u emërua Ambasadori i Suedisë në Shqipëri në Gusht të vitit 2016 dhe e mori këtë pozicion më 1 Shtator 2016.

Ambasadori Ndisi ka mbajtur disa pozicione në ministrinë e Jashtme suedeze dhe në misionet e saj jashtë vendit, kryesisht ato që lidhehsin me cështjet e Afrikës. Tani i duhet të ndryshojë fokusin megjithëse mund ti shërbejë përvoja me vendet afrikane.

Në pjesën soft të ambasadorit bie në sy numri i gjuhëve të huaja që njeh dhe ndër to ajo që thirret “suahili”.

Gjuhet e tjera që flet janë suedisht, anglisht, frëngjisht dhe po studion gjuhën shqipe. Atij i pëlqen të luaj tenis. Ambasadori Ndisi është i martuar dhe ka tre fëmijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY