Një pjesë nga raporti sekret ndërkombëtar për kultivimin e kanabisit në Shqipëri u botua këtë të diel nga e përditshmja Shekulli.
Raporti mendohet se është përgatitur nga një bashkëpunim italo-gjerman, pas monitorimit nga ajri.
“Pamjet e siguruara nga këta avionë edhe një herë treguan se informaciont që kishin, ishin të sakta dhe se nuk përputheshin me informacionet nga Ministria e Brendshme shqiptare”, thuhet në raport.
Sipas raportit, të implikuar në trafik janë zyrtarë të lartë të policisë, ku më shqetësues është rasti i dy baxhanakëve.
“Një shqetësim i veçantë është rasti i dy drejtorëve të policisë së dy qarqeve kufitare, që mbajnë edhe sipërfaqet ndër më të mëdhatë për kultivimin e bimës narkotike, të cilët me njëri-tjetrin janë lidhje familjare (baxhanakë) si dhe lidhja të afërta të MB. Këto zona janë problematike për kalimin e drogës drejt Italisë dhe Greqisë”.
Në raport theksohet se kultivimi i kanabisit sjell rënien e shtetit ligjor, çka përbën edhe shqetësimin kryesor.
Shekulli njofton në faqe të parë se bëhet fjalë për 36.300 hektarë të mbjellë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/