Policia kundër gazetës së Koço Kokëdhimës: “Shekulli” fsheh interesa personale, politike dhe...

Policia kundër gazetës së Koço Kokëdhimës: “Shekulli” fsheh interesa personale, politike dhe kriminale

49
0
Shares

Policia e Shteti ka reaguar sot kundër gazetës së Koço Kokëdhimës, :Shekulli”.
Ky reagim i policisë është provokuar nga një raport iatlo-gjerman që kjo gazetë ka publikuar sot, sipas të cilit implikon deri edhe drejtues të lartë të Policisë.
Sipas Policisë së Shtetit, “ky lajm i fabrikuar ‎mbi ekzistencën e një raporti tërësisht të sajuar, fsheh  mbrapa  interesa personale, politike dhe kriminale”.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit


policia e shtetit, e reLidhur me lajmin e publikuar në  Gazetën Shekulli e më pas marrë nga disa media, mbi ekzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe një sajesë e qëllimshme për të cenuar integritetin e policisë dhe punën e saj.
Theksojmë se është një lajm tërësisht i gënjeshtërt, për raporte  të fabrikuara nga redaksi që kanë si synim vetëm përbaltjen e  punës së policisë. Një raport  i tillë nuk ka egzistuar kurrë e as ekziston.
Ky lajm i fabrikuar ‎mbi ekzistencën e një raporti tërësisht të sajuar, fsheh  mbrapa  interesa personale, politike dhe kriminale.
Rezultatet kundër drogës dhe paligjshmërisë  dëshmojnë vullnetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në këtë luftë.
Nga ana tjetër, besimi i partnerëtve ndërkombëtarë te Policia e Shtetit  rikonfirmohet pas çdo operacioni të përbashkët antitrafik.
Ky besim është maksimal, falë rezultateve të përbashkëta dhe intensitetit ‎të punës për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit.
Policia e  Shtetit mbetet në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar, duke i bërë thirrje të mos raportojë lajme të pavërteta e të sajuara që kanë për qëllim vetëm ‎keqinformimin e publikut.
Policia e Shtetit bën me dije se do të ndjekë rrugën ligjore  ndaj kujdo  që prodhon , fabrikon  dhe  sajon  shpifje të  cilat synojnë prishjen e imazhit  të policisë dhe të vendit.


Për më shumë mund të lexoni edhe

RAPORTI SEKRET/ Policët korrin kanabis, por nuk e djegin!
/web/RAPORTI_SEKRET_Policet_korrin_kanabis_por_nuk_e_djegin_26635_1.php

Si edhe …

RAPORTI SEKRET/ Dy baxhanakët e drogës, drejtorë policie
/web/RAPORTI_SEKRET_Dy_baxhanaket_e_droges_drejtore_policie_26636_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY