Angazhimi i policisë për të asgjësuar parcelat të tëra me kanabis në të gjithë vendin ka lënë jashtë vëmendjes kryeqytetin.
Uniformave blu duket se u ka shpëtuar kjo bimë në një nga akset kryesore të Tiranës, ku dhe patrullimet janë të shumta. Ajo është rritur e pashqetesuar nga askush. Duket se edhe punonjësit e gjelbërimit janë kujdesur t’i bëjnë shërbimet e nevojshme, duke e konsideruar të njëjtë me bimët e tjera dekorative të mbjella përgjatë Unazës.
Zona është kthyer në një vend atraksioni për të rinjtë qe e kane zbuluar përpara policisë dhe realizojnë fotografi me bimën e kanabisit. Me siguri policia do te nise hetimet dhe nuk do ta ketë aspak te vështire ta asgjësoje./Vizionplus
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/