Tjetër aksident tragjik me pasojë vdekjen në rrugët shqiptare

Tjetër aksident tragjik me pasojë vdekjen në rrugët shqiptare

47
0
Shares

Një aksident tjetër me vdekje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugët shqiptare

Një 23-vjeçar humbi jetën pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Murrizë të Lushnjes. Makina tip Benz me targë KV 2248 B përfundoi jashtë rruge si pasojë e humbjes së kontrollit nga shoferi. Për pasojë ka gjetur vdekjen A.D, 23 vjeç, banues në Kuçovë dhe është plagosur personi me iniciale M.P.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje”, thotë policia përmes një njoftimi paraprak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY