Fatos Lusha oficeri i policisë gjyqësore i filmuar teksa merr 18 mijë euro për një vendim sekuestrimi shkarkohet nga detyra me firmë të kryeprokurorit të Tiranës dhe të gjitha hetimet që ai ka pasur në proces i kanë kaluar oficerëve të tjerë të njësisë Task- Forcë të kësaj prokurorie.
Ndërkohë që Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimin pasuror për oficerin tashmë të shpallur në kërkim Fatos Lushi. Prokurorët e çështjes, krahas hetimit penale për akuzën e korrupsionit, po kryejnë edhe verifikimin pasuror të tij dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes. Hetuesit thonë se do i kërkohet zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të evidentuar pronat dhe pasurit e oficerit Lushi. Gjithashtu do të kërkohet edhe nga bankat e nivelit të dytë, të zbardhen llogarit e tij bankare dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes, siç po kërkohet edhe nga QKR për ndonjë biznes të regjistruar në emër të tij.
Burimet thonë se oficeri Lushi vazhdon të jetë në kërkim policor dhe nga java që vjen, pritet që me kërkesë të Prokurorisë Gjykata e Krimeve të Rënda ti caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Kjo pasi dyshohet se me veprimet e tij, duke marrë shumën prej 18 mijë eurove ka konsumuar veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas Kodit Penal, nëse gjykata e shpall fajtor oficerin Fatos Lushi për këtë vepër penale, ai rrezikon një dënim nga 6 muaj deri 3 vjet heqje lirie.
Nga ana tjetër, sipas grupit hetimor, prokurori Ardian Braho, në emër të cilit oficerit ka marr shumën prej 18 mijë eurove, është pyetur dy herë nga prokuroria. Pyetaja e tij, është bërë me cilësinë e deklaruesit dhe jo personit në hetim, pasi ende nuk ka një akuzë konkrete ndaj prokurorit tashmë të pezulluar Ardian Braho.
Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, mësohet se Ardian Braho i ka thënë prokurorëve se nuk ka lidhje me shumën prej 18 mijë eurove, me arsyetimin se heqjen e masës së sekuestros e kishte bërë për shkak se nuk kishte gjetur rekorde kriminale të shtatasit shqiptar dhe kompanisë që kishte transferuar parat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/