Në PS i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit, drejtori i kërkon deputetit: Kthe...

Në PS i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit, drejtori i kërkon deputetit: Kthe lekët…!

82
0
Shares

Drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka reaguar me nota të ashpra ndaj deputetit të PS-së, Parid
Ky i fundit, në një status në “Facebook” shkruante sot se Daiu mbush xhepat duke rrezikuar jetët e qytetarëve dhe i kërkonte ministrit Beqaj inspektim për rastin e një fëmije që ra në koma duke u transportuar për në Durrës pas një aksidenti në Kavajë.
Daiu shkruan se është gati të përballet edhe me Prokurorinë për rastin në fjalë dhe e cilëson Carën si një ish-mik që pështyn aty ku ha.
Ai thotë se Cara bën politikë në emigrim dhe s’ka qenë asnjëherë afër halleve të popullit. Më poshtë reagimi i drejtorit.

Reagimi i plotë i Përparim Daiut


ddd_copy_1Më duhet të bëj një sqarim nisur nga denoncimi totalisht i pavërtetë që bëri para pak orësh deputeti në emigrim z. Cara për sa i përket një ngjarjeje që ka ndodhur në spitalin që drejtoj.
Loris Maliqati, 13 vjeç është paraqitur ne urgjencën e spitalit Kavajë në orën 15.45 në gjendje kome pas aksidentit automobilistik.
Mjekët, pasi ndoqën me shqetësim gjendjen e tij e nisën drejt spitalit te Durrësit duke e shoqëruar me personel mjekësor, të pranishëm, zotin Mema dhe me oksigjen të nevojshëm.
Kjo procedurë mund të vërtetohet lehtësisht nëse shikoni regjistrin 97-01 ku janë mbajtur të dhënat.
Pas mbërritjes në Durrës nga mjekët atje u pa a nevojshme që fëmija të marrë trajtim të specializuar në kryeqytet ku është edhe në këto momente që flasim në gjendje kome.
Pres me ankth sesi do shkojë gjendja e tij dhe uroj të jetë sa më shpejt mes familjarëve.
Më vjen shumë keq që jeta e një fëmije, bëhet kalë beteje nga një deputet qe flet për korrupsion, flet për zonën e tij qe ka 4 vite që nuk është prezent.
Ti z. Cara më ke propozuar personalisht mua në disa institucione, sot u kujtove ti që je bo gati me ndërruar parti?
Jam një njeri i nderuar kam dhenë kontributin tim në komunitet dhe familjarisht jam biri Xhavit Daiut, Nderi Kombit i shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Qytetar Nderi në Kavajë për kontributet e tij.
Ti biri kujt je që flet për korrupsion thuaj babait tënd të kthej leket njerëzve që i ka marrë për punësim dhe legalizim, nëse do të jap emra.
Në fund të fjalës sime do doja të të thoja ty kalama deputet, që jam gati të përballem që tani me çdo kontroll të mundshëm nga ministria, prokuroria etj.
Si një ish mik, të sugjeroj të vish ta bësh politikën këtu ku të votuam, jo nga “Facebooku” se nuk zgjidhen hallet e qytetareve me statuset e tua dhe postimet e luksit nëpër stadiumet e Europës.
Foto me poshtë (më sipër) nga kohët kur deputeti hante ne një pjatë me ne, ndërsa sot e pështyu ushqimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY