Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, ka publikuar listën e lojtarëve, që ka ftuar për dy ndeshjet eliminatore të tetorit, ndaj Lihtenshtejnit në transfertë dhe ndaj Spanjës në “Loro Boriçi”. Janë plot 26 emra, mes të cilëve ka edhe surpriza. E tillë është ftesa për herë të parë nga kombëtarja e madhe e Eros Grezda, lojtarit kosovar të Lokomotiva Zagreb, deri dje pjesë përbërëse e Kombëtares U-21. Po ashtu, për herë të parë me fanellën kuqezi të përfaqësueses që drejtohet nga De Biazi është edhe Liridon Latifi, kosovari i Skënderbeut. Sikurse përflitej, mungon Shkëlzen Gashi, ndërsa është rikthyer Azdren Lullaku. Sikurse shihet, është grupi i lojtarëve të dy kualifikueseve të muajit të kaluar, në të cilin mungon vetëm sulmuesi i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi, i cili, krahasuar me ndonjë sulmues tjetër, që ka ftuar De Biazi, është shumë herë më produktiv. Madje, dopieta e fundit, eurogoli mahintës i shënuar prej tij, duket se e bëjnë edhe më shumë të diskutueshëm këtë veprim të trajnerit kuqezi. Sepse, në bazë të meritokracisë, asaj që lojtarët japin nëpër klubet e tyre, duhej të ishte në kombëtare për dy ndeshjet e radhës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/