Europe Agency është agjenci punësimi për të gjitha llojet e profesioneve. Qellimi i saj eshte të punesoj njerëz dhe të krijoj lidhje mes partnerëve vendas dhe ndërkombëtar, duke kuptuar realitetet e tregut të punës shqiptar dhe atij të huaj. Në një intervistë për droni.al përfaqësuesit e kësaj agjencie shprehen se në 2 vitet e fundit është rritur, madje shumëfishuar numri i kërkesave të shqiptarëve që kërkojnë të punësohen në Dubai. Nga panairi i punës Ela Zoto shprehet se ka arritur në numër rekord ai aplikimeve sidomos dy vitet e fundit.
INTERVISTË ME PËRFAQËSUESEN E EUROPE AGENCY
Prej sa vitesh Europe Agency është në treg dhe çfarë vende pune ofron?
Europe Agency është një agjensi ndërkombëtare punësimi me një aktivitet rekrutimi lider në rajon e më gjërë.Europe Agent është krijuar që prej vitit 2005. Europe Agency gëzon të drejtën eorjentimit për disa prej kompanive më të mëdha në mbarë botën për shërbimet e rekrutimit.Europe Agency gëzon të drejtën e publikimit dhe rekrutimit të punëkërkuesve shqiptarë për pozicione të ndryshme punë jashtë shtetit. Momentalisht jemi të fokusuar për të punësuar njerëz në Dubai. Profesionet janë nga më të ndryshmit, nga a tek zh. Për staf spitali, mjekë dhe infermier, për mësuesi, shofer, seciurity, hoteleri turizëm e deri tek punëtor ndërtimit, dmth janë të përfshira të gjitha këto lloje punësh që në bazë të kërkesave atje ofron agjencia jonë.
Meqenëse jemi në ditën e dytë të panairit të punës, krahasuar edhe me vitet e tjera si ka qenë numri aplikantëve, sa ka arritur?
Krahasuar me vitet e tjera është absolutisht më i larti, janë më shumë se 200 aplikantë vetëm nga panairi deri tani. Mund të të them që ka trefish aplikantë për çdo lloj pozicioni. Por më së shumti kanë ardhur për taxi driver, ose shofer. Kjo sepse nuk ka kritere të mirëfillta, thjesht ju kërkohet që të kenë patentë të klasit B dhe nivelin minimal të gjuhës angleze.
Cilat janë disa kritere që agjencia kërkon të plotësohen nga ana e aplikuesve për t’u punësuar?
Kriteri i përgjithshëm është që duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze. Dhe pastaj varet nga lloji i punës dhe nga pozicionit që ata kërkojnë, e që patjetër duhet të kenë arsimimin përkatës e të paktën një vit pune eksperiencë.
Si mund të fitoj vendin e punës një aplikues që vjen tek agjencia juaj? Dmth cilat janë procedurat që ata duhet të ndjekin pasi kanë aplikuar këtu tek agjencia juaj?
E rëndësishme është që të plotësojnë kriteret. Pasi i ka plotësuar kriteret ne vazhdojmë me intervistat e punës. Të gjithë këto procedura kryhen nga ana e agjencisë tonë e më pas mundësohet kontrata nga kompanitë përkatëse të cilat janë të interesuara.
Pra në një lloj forme ju jini ura lidhëse mes tyre, dhe është tepër e rëndësishme paraqitja e aplikantëve tek agjencia juaj?
Po patjetër, nga specialistët tanë bëhen përzgjedhjet, nëse nuk kalon fazat tek agjencia jonë është nuk punësohesh, jemi tamam urë lidhëse mes kompanive që kërkojnë të punësojnë dhe individëve të papunë që kërkojnë të punësohen.
Sa efektiv është panairi në këtë pjesë? Sa ju ka ndihmuar?
Ju thash panairi ka sjell aplikantët e vet, por një numër po ashtu i konsiderueshëm të interesuarish vijnë gjatë gjithë kohës edhe nëpërmjet rrjeteve sociale dhe internetit, ku ne kemi kanalet tona që i publikojmë këto njoftime.
Mund të më thoni një shifër konkrrete të të punësuarve në vit që arrin të realizojë Europe Agency?
Është numër shumë i madh. Konkretisht nuk ta them dot pasi nuk i kam të dhënat e sakta dhe nuk do doja të gaboja me shifrat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/