Edi Rama u përgjigjet protestuesve nga Asambleja: Importi plehrave në Shqipëri është...

Edi Rama u përgjigjet protestuesve nga Asambleja: Importi plehrave në Shqipëri është domosdoshmëri

72
0
Shares

Nga Asambleja teksa mbante fjalën e hapjes, Rama u ka dhënë një përgjigje protestuesve, që paralelisht me punimet e Asamblesë, protestojnë para zyrës së tij në Kryeministri.
Rama ka akuzuar për situatën e krijuar, politikën e kazanit, si e ka quajtur ai, që po luan me ndjeshmërinë e njerëzve, por ka thënë prerë se ligji për mbetjet është i domosdoshëm për industrinë ricikluese.
“Ligji për mbetjet, i domosdoshëm dhe tërësisht konform ambicies sonë për një Shqipëri më të pastër, kush kujtohet për çfarë kemi thënë kur kërkonim reformën territoriale, një nga pikat ka qenë na duhet kjo reformë për të kaluar në një fazë racionale të menaxhimit të mbetjeve”, tha Rama.
Ai ka theksuar se ky ligj nuk është tradhti kombëtare dhe se PS nuk e tradhton interesin kombëtar.
“Ky ligj jo vetëm nuk sjell plehra, por vitin e ardhshëm do kemi 1 mijë të punësuar më shumë, me taksa e sigurime që do të punojnë në fabrikat tona”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY