Afrika përplaset me Kinën për gomerët

Afrika përplaset me Kinën për gomerët

84
0
Shares

Një numër shtetesh në kontinentin afrikan i kanë kërkuar Kinës që të ndalë blerjen e gomerëve të tyre, duke deklaruar se kërkesa për krijesën me katër këmbë është bërë e paqëndrueshme. Nigeri njoftoi ndaljen e eksportit të gomerëve gjatë këtij muaji, pas tregtia e kafshës është rritur tre herë vitet e fundit, kryesisht në vendet aziatike.
Ndërkohë, ndalesë ka bërë edhe Burkina Faso për eksportin e lëkurës së gomarit, të cilat zihen për të prodhuar xhelatinë, një përbërës kyç për prodhimin e një ilaçi tradicional kinez, i cila besohet se përmirëson qarkullimin e gjakut, aneminë, numrin e ulët të qelizave, pagjumësinë, menstruacionet e çrregullta etj.
Rritja e kërkesës për lëkurën e gomarit ka shënuar një rënie drastike të popullsisë së kësaj kafshe në Kinën e industrializuar. Sipas CNN, numri ka rënë nga 11 milionë në 6 milionë. Për pasojë, janë rritur kërkesat për import.
Një zyrtar i qeverisë në Niger, i tha BBC se rreth 80 mijë gomerë janë eksportuar nga vendi këtë vit.
“Nëse eksportit vazhdon, kafsha do të zhduket”, tha ai.
Çmimi mesatar i një gomari është rritur me trefish dhe për shumë fshatarë, mbarështimi i gomarëve është kthyer në tregti fitimprurëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY