Policia e Tiranës ka arrestuar një ditë më parë një 33-vjeçar për veprën penale të ushtrimit të dhunës ndaj motrës së tij.
Leon H., banues në Tiranë u arrestua nga policia pas një denoncimi të bërë te blutë nga motra e tij, E. H, 39- vjeç.
Ajo e akuzon vëllanë e saj se e ka goditur me grusht, si dhe duke përdorur gërshërët ka tentuar t’i presë dy gishta, gishtin e mesit dhe atë të unazës.
Mësohet se mes vëllait dhe motrës ka pasur konflikte të vazhdueshme çka ka degraduar deri në dhunë fizike apo dhe përdorimin e gërshërëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/