Policia dhe Prokuroria përgënjeshtrojnë mediat italiane për arrestimin e rusit në Tiranë

Policia dhe Prokuroria përgënjeshtrojnë mediat italiane për arrestimin e rusit në Tiranë

93
0
Shares

Policia e Shtetit Shqiptar dhe Prokuroria mohojnë arrestimin e shtetasit rus Boris Wolfman. Policia e konsideron si të pavertetë pretendimin e mediave italiane për arrestimin e 32-vjeçarit.
Nga ana tjetër, burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se ndaj shtetasit rus nuk është nxjerrë asnjë urdhër arresti, por po hetohet për veprën penale, “pastrim të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.
Sekuestrimi i llogarive bankare, sipas Prokurorisë, të shtetasit tjetër rus Robert Shpolinske dhe hetimi ndaj Boris Wolfman janë bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme se këta shtetas kanë tentuar të pastrojnë para në vendin tonë.

Shkrimi i RaiNews

“Arrestohet në Shqipëri një mjek rus: Drejtonte një klinikë të jashtëligjshme të transplantit të organeve” 

Boris Wolfman, një mjek rus i dyshuar se drejtonte një klinikë të jashtëligjshme me vendndodhje në Kosovë, për trafikimin të organeve është arrestuar në Tiranë. Organet shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika në Turqi. I ndaluari kishte dy kombësi, ruse dhe izraelite.
Sipas RaiNews, “dhuruesit” mashtroheshin. Atyre u premtohej 15 mijë euro në këmbim të një veshke, por të shumtë janë shtetasit rus dhe nga vendet e tjera të ish – Bashkimit Sovietik që pas operacionit nuk morën asnjë qindrakë.
Klinika quhej Medicus dhe është mbyllur, ndërsa pronarët e saj janë dënuar me 8 dhe 7 vite burg. Wolfman kishte arritur të shpëtonte. Ai ishte ndaluar disa muaj më parë në Turqi, por ia kishte dalë që të lihej i lirë.
Sipas RaiNews, dyshohet se mjeku kishte kryer më shumë se 30 transplante të jashtëligjshme organesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY