Nesër protesta, Ambasada e SHBA paralajmëron shtetasit amerikanë: Jini vigjilentë

Nesër protesta, Ambasada e SHBA paralajmëron shtetasit amerikanë: Jini vigjilentë

41
0
Shares

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e SHBA-ve në Shqipëri për protestën që opozita organizon ditën e nesërme kundër importit të mbetjeve.
Ambasada shkruan se nuk ka të dhëna për ndonjë rrezik, por paralajmëron qytetarët e saj që të jenë vigjilentë.

Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA-së

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00.
Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun.
Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së.
Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY