Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka qenë në një vizitë dy ditore në Bruksel pak ditë para publikimit të raportit për Shqipërinë.
Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme.
Në përfundim të takimeve dhe vizitës, Gjosha ka deklaruar se priten arrestime të nivelit të lartë, por se kjo nuk është pjesë e punës së përditshme të politikës. Ministrja theksoi se zbatimi i reformës në drejtësi është parësore dhe se çdo gjë më pas vjen si pasojë e zbatimit të ligjit.
E jashtëzakonshmja fillon kur njihesh me këtë deklaratë, jashtë natyrës së saj “të qetë” dhe “në hije”. Deklarata, më tepër se e tillë, lexohet si një mesazh “i koduar”, por pa u “identifikuar” marrësi i vërtetë i saj, me gjithë supozimet dhe hamendësimet.
“Në fakt në Shqipëri pavarësisht asaj që pritet edhe për arrestimet e nivelit të lartë apo emra të ndryshëm, kjo në fakt nuk ka të bëjë me punën tonë të përditshme. Ajo çka ne duhet të sigurojmë është që reforma në drejtësi duhet të fillojë të implementohet me sukses dhe duhet të fillojë të zbatohet nga të gjithë ne. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne te jemi koshient që duhet të zbatojmë ligjin dhe se ligji është mbi këdo.
Kjo duhet të jetë prioritare për të gjithë ne dhe më pas çdo emër tjetër i politikës, i gjyqësorit apo instancave më të larta, mund të vijë si pasojë e zbatimit të ligjit por nuk duhet të jetë parësore dhe mbi çdo gjë”, ishte mesazhi “i koduar” i Klajda Gjoshas nga Bruskeli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/