Një burrë 42-vjeçar shqiptar ndodhet në spital në gjendje të rënë për shkak të djegieve që ka marrë në trup. Kjo ka ndodhur pas një debati me gruan e tij po shqiptare, raportojnë mediat lokale, italiane.
Ngjarja ka ndodhur sot në apartamentin e çiftit në rrugën Molino Vecchio, në Gorgonzola (Milano).
Sipas policisë, mësohet se rreth orës 18:40, burri dhe gruaja (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) kanë nisur të diskutojnë dhe debatojnë lidhur me vendimin e gjykatës për ndarjen e tyre.
Gjatë këtij momenti, burri ka hedhur benzinë (që e mbante në një bidon) në disa dhoma të banesës dhe ka tentuar të spërkasë edhe gruan e tij, një 41-vjeçare, pronare e një kompanie të vogël pastrimi. Ai ka lagua edhe rrobat e tij me benzinë dhe pavarësisht tentativës së gruas për ta bindur të ndalonte, ka ndezur një çakmak.
Gruaja arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë, ndërsa burri u përfshi nga flakët dhe pas pak sekondash ka dalë dhe ai nga ballkoni.
Çifti ka tre fëmijë, 14, 22 dhe 23-vjeç, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/