Hetim pasuror oficerit Fatos Lushi

Hetim pasuror oficerit Fatos Lushi

141
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur një hetim pasuror për oficerin e Prokurorisë së Tiranës, Fatos Lushi, i cili në videon e transmetuar në emisionin “Stop” në TV Klan, mbrëmjen e të mërkurës, shfaqet duke i marrë një qytetari 18 mijë euro në emër të Prokurorit Ardian Braho.
Grupi hetimor ka nisur verifikimin e llogarive bankare të Lushit, për të parë nëse ai i justifikon, duke krahasuar ato me të ardhurat mujore të tij. Në sitën e këtij hetimi do të kalojnë dhe pasuritë e paluajtshme të oficerit dhe familjarëve të tij.
Ndaj oficerit Lusha Prokuroria për momentin nuk do të kërkojë caktimin e një mase sigurie, pasi ai tashmë është shpallur në kërkim policor. Periudhën kohore prej një muaji, aq sa është i vlefshëm dhe kërkimi policor, Prokuroria do ta shfrytëzojë për mbledhjen e provave.
Brenda këtij afati do t’i drejtohet gjykatës për caktimin e masës ndaluese për të. Grupi hetimor është duke hetuar edhe mbi mënyrën si është zhbllokuar llogaria prej 120 mijë eurosh e qytetarit që bëri filmimin dhe a përkon lirimi i saj me kohën kur janë paguar parët.
Veprime po kryhen edhe ndaj Prokurorit Ardian Braho, i cili deri në këto momente nuk ka cilësinë personit në hetim. Ai është paraqitur dy herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në cilësinë e deklaruesit dhe ka mohuar përfshirjen në këtë çështje dhe ka thënë se oficeri Lushi e ka përdorur emrin e tij për të marrë paratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY