FOTO/ Kukan e Fleckenstein nuk tundohen nga Gjosha: Rekomandimin për në BE...

FOTO/ Kukan e Fleckenstein nuk tundohen nga Gjosha: Rekomandimin për në BE pas rezultateve të prekshme të reformës në drejtësi

52
0
Shares

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, gjatë vizitës dy ditore në Bruksel  zhvilloi disa takime në Parlamentin Europian. Ministrja, u prit nga eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, ku ka kërkuar sërish rekomandimin për çeljen e negociatave për futjen në BE.
Eurodeputetët, vlerësuan maksimalisht miratimin konsensual të reformës në drejtësi, duke e konsideruar si një hap të madh përpara për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Eurodeputetët, vunë theksin te domosdoshmëria e “implementimit të kësaj reforme, duke mundësuar rezultate të prekshme nga qytetarët”.
Në këtë kontekst, Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, u shpreh se Shqipëria është e vendosur të konkretizojë zbatimin e reformës në drejtësi, përmes procesit të integrimit.
Ministrja Gjosha, theksoi se, “domosdoshmëria e dialogut politik konstruktiv i shërben pikërisht këtij procesi”.
Ministrja theksoi se implementimi i reformës në drejtësi do të kërkojë kohë, por shprehu bindjen se përmes kapitujve 23 dhe 24 të cilët lidhen drejtpërdrejt me shtetin e së drejtësi, zbatimi i saj do të bëhej më konkret.
Ministrja u shpreh se Shqipëria meriton një raport pozitiv nga Komisionin Europian dhe se marrja e rekomandimit do të ishte shtysa me e mirë, për të vazhduar rrugën e reformave shtet-ndërtuese, të cilat i shërbejnë të ardhmes së vendit dhe qytetarëve.
Eurodeputetët inkurajuan Shqipërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit, duke nënvizuar se ky moment pozitiv duhet përdorur pikërisht në funksion të së ardhmes europiane.
klajda gjosha - eduard kukan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY