Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e një personi me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ai është Dorjan Gjoka 21 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Sipas burimeve zyrtare të Policsë Vendore, mësohet se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Astit, Itali,ka lëshuar “Urdhër Arresti” Nr. 5127/15 R. G. N. R – 4034/15 R. G. GIP, datë 17. 03. 2016,për veprat penale “Vrasja”dhe “Vjedhje në rrethana rënduese” parashikuar në Nenet 624, 625, 628 dhe 586 të Kodit Penal Italian dhe rrezikon maksimumin e dënimit 20 vjet burgim.
Gjoka, në janar të 2015, në Pocapagalia ka kryer tre vjedhje banesash dhe datë 21. 06. 2015, ka kryer një grabitje në Pollenzo Itali, me pasojë vdekjen e shtetases italiane M. P.
Ai ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana me shkresën Nr. 5523/k/6, datë 25. 09. 2016.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/