EMRI/ Korçari përfundon në pranga për gjobën 10 mijë eurosh ndaj një...

EMRI/ Korçari përfundon në pranga për gjobën 10 mijë eurosh ndaj një italiani

51
0
Shares

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Korçës pasi ka kanosur nëpërmjet letrave dhe telefonatave kërcënuese një shtetas italian, duke i kërkuar në këmbim të jetës të tij 10 000 Euro.
Policia ka arrestuar në flagrancë Velson Qyrani, 25 vjeç, banues në Korçë.
“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas ka kanosur me telefonata (me numër të fshehtë) si edhe me letra kërcënuese, shtetasin italian M. P., duke i kërkuar këtij të fundit një shumë prej 10 000 Euro, në këmbim të jetës së tij.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autori ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e këtij të fundit, në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar”, thane burimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” parashikuar nga neni 109/ b të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY