Rreth 190 kilogramë drogë, 50 mijë euro të sekuestruara dhe 6 persona të arrestuar. Ky është bilanci i një operacioni të organizuar nga policia italiane në qytetin Aprila.
Ndër personat e ndaluar janë dhe dy shqiptarë, një grua me emrin Adriana Gjoka, 34 vjeç dhe Dorian Kasemi, 27 vjeç. Të arrestuarit e tjerë janë italianë.
Sasia e drogës ishte fshehur në një kamion që vinte nga Spanja. Ndërkohë, policia italiane ka filluar hetimet për të zbuluar vendin ku do të shkonte sasia e drogës.
Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/