Ata janë shkolluar për të hetuar keqbërësit dhe përfaqësojnë në gjyq akuzën në emër të shtetit, por jo rrallë herë përfundojnë vetë në bankën e të akuzuarve apo subjekt hetimit.
Kjo pritet të ndodh dhe me Ardian Brahon, prokurorin në emër të të cilit oficeri i policisë filmohet duke marrë 18 mijë euro për të hequr sekuestron mbi një llogari bankarë të hetuar për pastrim parash.
– Arian Braho nuk është i vetmi prokuror që përballet me drejtësinë.
– Ish-prokurori i Krujës Haxhi Giu u prangos në fillim të 2016 pasi u arrestua në flagrancë duke marrë 28.800 euro për të kërkuar në gjyq lirimin e një të burgosur dhe tani vuan dënimin me 28 muaj burg.
– Në hetim ka përfunduar dhe Petrit Vukaj ish-prokuror në Fier dhe krimet e rënda pritet që pas pak ditëve të shprehen me një vendim nëse ai ka shpërdoruar detyrën duke marra para apo është i pafajshëm.
– Një tjetër prokuror i vënë në akuzë është dhe ish-drejtuesi i hetuesisë së Pukës, Pëllumb Premci që sëbashku me ish-funksionar të gjykatës së këtij rrethi kërkonin para në këmbim të favoreve të të pandehurve me ligjin. /Shqiptarja.Com/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/