Ligji i mbetjeve i 2011, reflekton ish kryeministri Berisha: Nuk duhet te...

Ligji i mbetjeve i 2011, reflekton ish kryeministri Berisha: Nuk duhet te ishte bërë

60
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot ne Kuvendit se pse kishte ndryshuar qëndrim për ligjin e importit të plehrave, ligj i miratuar në vitin 2011 nga qeveria e drejtuar prej tij. Berisha tha se e kishte ndërmarrë këtë vendim duke shpresuar se do të kontrollohej hap pas hapi.

“Pse e lejove listën? Përgjigja ime është kjo: analizuar në retrospektivë unë besoj se nuk duhet ta kisha bërë atë veprim. Pse e bëra veprimin? E bëra duke qenë i bindur se do të kontrollim gjërat rast pas rasti me vendim qeverie. Duke konstatuar këtë që ka ndodhur në 2014 që doganat shqiptare kanë futur në kundërshtim flagrant me ligjin 335 mijë ton, unë nuk besoj se kjo do të ndodhte, por unë dal me një rishqyrtim të qëndrimit tim.

Pse kam reflektuar dhe reflektoj? Reflektoj se është helm! Lëre ç’thotë ky? Ky është primitiv. Nuk ka konceptet themeltare përveç shkarravinave që bën. Shko e shihni shpellat sa ngjajnë me pikturat e tij. Kam një arsye tjetër të madhe dhe ua them këtu! Ka një direktivë evropiane të 2016-s, absolutisht krejt tjetër me të mëparshmen. E dini ju kush e kanë bërë planin e landfilldeve në Shqipëri”, deklaroi Berisha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY