Ekspertët: Shukri Xhelili “i aftë” për të përballuar burgun

Ekspertët: Shukri Xhelili “i aftë” për të përballuar burgun

75
0
Shares

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, mund ta përballojë burgun. Kjo ka konkluzioni i ekspertëve mjeko-ligjor të caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të Shukri Xhelilit.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ata pohuan se Xhelili nuk ka probleme të rënda që do të justifikonin daljen e tij nga burgu. Për pasojë, ish-kryebashkiaku i Dibrës mund ta përballoje normalisht procesin ndaj tij.
Më herët vetë i pandehuri kishte kërkuar ndihmë më të specializuar mjekësore, pasi vuante nga zemra dhe stomaku.
Shukri Xhelili akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarit publik”, duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Në seancën e radhës, gjykata pritet te shprehet për kërkesën e ish-krybashkiakut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY