VIDEO – STOP/ Ja pamjet kur prokurori i Tiranës merr 18 mijë...

VIDEO – STOP/ Ja pamjet kur prokurori i Tiranës merr 18 mijë euro

44
0
Shares

Një rast flagrant korrupsioni është zbuluar nga emisioni investigativ “Stop”, në televizionin Klan. Bëhet fjalë për një prokuror, të Prokurorisë së Tiranës, i cili është “kapur” duke marrë plotë 18 mijë euro nga një qytetar. Bëhet fjalë për prokurorin Ardian Braho.
Por si nis e gjithë historia?
Denoncuesit, i cili trokiti në emisionin investigativ “Stop”, i transferuan me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua. Çështjen e kishte në dorë ky prokuror.
Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.
Ky i fundit, prokurori Ardian Braho, i merr lekët (pamjet që duken në videon e fshehtë) nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatosit.

Për të ndjekur videon denoncuese ndaj prokurorit të Tiranës, klikoni këtu …
https://youtu.be/Ssj5KyiTqqM

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY