SHIFRA/Qeveria miraton paketën financiare të reformës në drejtësi

SHIFRA/Qeveria miraton paketën financiare të reformës në drejtësi

39
0
Shares

Këshilli i Ministrave kaloi paketën financiare që lidhet me reformën në drejtësi përmes së cilës do të sigurojë financimin e reformës dhe pasojat financiare të zbatimit të saj.

Paketa kaloi e plotë me kostot financiare prej 1.8 miliardë lekësh shtesë në funksion të të gjithë përmirësimeve në drejtësi.

Lajmi u dha nga ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili theksoi se paketa ka të bëjë me rritjen e pagave, rritjen e numrit të punonjësve dhe ndërtimin institucioneve të reja të parashikuara nga reforma në drejtësi.

Ministri Ahmetaj tha se reforma në drejtësi do të ndikojë në investimet e huaja.Ai solli në vëmendjen e qytetarëve trendin pozitiv të të dhënave makroekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY