Disa meshkuj i kanë të gjitha: karrierë të suksesshme, grua të mençur e të bukur, familje të shëndosh dhe para. Si i arrijnë këto?
A janë më të bekuar dhe më me fat se të tjerët, apo në “jetët e kaluara” kanë bërë gjëra jashtëzakonisht të mira? Sipas një studimi të kryer ngaLabor & Independent Economic Research, Gjermani, suksesi i një mashkulli më të jetë direkt i lidhur me jetën e tij seksuale. Vetëm imagjinojeni këtë.
Përgjatë viteve, qindra studime rreth seksit dhe suksesit janë kryer për ta ndërlidhur aktivitetin seksual me lumturinë, jetëgjatësinë dhe mirëqenien mendore. Sidoqoftë, ky studim është i pari i llojit të vet, dhe rezultatet janë mbresëlënëse. Studimi ka marrë informatat dhe të dhënat e rreth 7,500 individëve të moshës 26 deri 50 vjet, pavarësisht jetës së tyre seksuale dhe qëndrimeve ekonomike.
Faktor tjetër i rëndësishëm që vlen të ceket është se në këtë studim janë përfshirë persona të të gjitha llojeve të orientimeve seksuale.
Sipas hulumtuesve, individët që bëjnë seks katër herë apo më shumë gjatë një jave fitojnë 5 për qind më shumë sesa të tjerët. Personat që shumë rrallë bëjnë seks fitojnë 3.2 për qind më pak sesa punëtorët tjerë që bëjnë seks rregullisht.
Pra, sipas hulumtuesve, seksi i shpeshtë mund të ketë ndikim të madh në të ardhurat financiare.
Kjo mund të shpjegohet se mungesa e aktivitetit seksual shpin tek vetmia, depresioni dhe izolimi social, ndërsa individët që bëjnë seks rregullisht dalin më shpesh, janë më sharmant dhe më të motivuar në përgjithësi.
Grupin e dytë e karakterizon edhe pasioni dhe dëshira për të punuar. Pra, kur një grua apo një burrë është i lumtur me jetën seksuale, ai ka tendencë të jetë më i lumtur me jetën sekulare që shpin te ngritjet në detyrë të punës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/