Policia e Shkodrës ka mundur të parandalojë një ngjarje që mund të ishte fatale dhe te kishte viktima.
Bëhet fjalë për një konflikt në familje, ku në fshatin Rranxa Nikolin Çuni, 55 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij F.Ç. 52 vjeçe.
Çuni u arrestua në flagrancë, dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një armë zjarri automatik që iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/